Rrugët e aksesit, Projektit TAP

Përshkrimi

Në projektin "Rruget e aksesit, Projektit TAP" na u besua sektori më i vështirë prej 23+100 km, Corovodë - Potom. Një sfidë e kaluar me sukses nga stafi jonë i përkushtuar. Nje veper sa e vështirë aq dhe e bukur me një përgjegjësi të madhe realizuam gërmimin e të gjith trupit të rrugës, shtresat e rrugës dhe të gjitha veprat e artit. Lodhja jone u shpërblye me falenderimin e banorëve të zonës për zhvillimin që i ofruam. Kompania Elmazaj do të mbetet në kujtimin e tyre si njerzit që i sollën zhvillim vendit të tyre. Ky projekt ishte në kuadër të projektit të Gazësjellësit TAP në Shqiperi, ne punuam me përkushtim dhe fituam besimin e tyre për ti shërbyer mëtej në këtë projekt për Shesin e Kompresorit TAP, Seman, Fier.

Fotogaleri